ABC News – “Samiti, marrëveshje bashkëpunimi”/ Deliu: Shqipëria, partnere e rëndësishme për BE-në, 15 maj 2025
Në një intervistë për ABC News, Nirvana Deliu u shpreh se vizita e kryeministrit britanik në Shqipëri, tregon se Shqipëria është një partnere e rëndësishme e Bashkimit Europian. Cështjet e diskuatura janë sfiduese jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për gjithë kontinentin, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, e cila e ka pasur pjesë delikate menaxhimin e sigurisë së kufijve. Organizimi i një samiti të nivelit të lartë në Tiranë si ai i Komunitetit Politik Europian është për t’u vlerësuar, pasi samitet e tjera janë organizuar në shtete anëtare të Bashkimit Europian. Pjesëmarrës do jenë përfaqësues të lartë të organizata ndërkombëtar ku mund të përmendim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së si Ursula von der Leyen, Roberta Metsola dhe Antonio Costa.
Për sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, ishte e rëndësishme të tregohej një standard, pasi zgjedhjet elektorale janë një nga kriteret që monitorohen nga BE-ja, dhe përcaktojnë ecurinë e procesit të negociatave.



