ABC News – “Vizita e Von der Leyen, tregues i rëndësisë së Ballkanit Perëndimor”, Gjipali: Shqipëria përparon drejt anëtarësimit, 13 tetor, 2025

Drejtori Ekzekutiv i EMA-s, Gledis Gjipali, gjatë një interviste në ABC News, komentoi mbi vizitën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si një tregues të qartë të rëndësisë që Bashkimi Europian i kushton Ballkanit Perëndimor. Forumi u përqendrua mbi temat kyçe të integrimit dhe zhvillimit ekonomik. U fol konkretisht për projekte, investime dhe kontrata që vijnë në të mirën e vendin dhe politikën rajonale. E rëndësishme është që takimet janë të vazhdueshme dhe intensive, sidomos muajt e fundit. Nga ana tjetër, për sa i përket nisjes  së vizitës nga Tirana e duke vazhduar më pas me vendet e tjera të rajonit, nuk përcjell domosdoshmërisht një mesazh për negociatat. Megjithatë, takimi tregoi suksesin e Shqipërisë në procesin e integrimit, ku hapja e grupkapitujve është bërë në kohë rekord. Po ashtu, u vlerësua dhe aspirata e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian deri në vitin 2030. Gjipali shtoi më tej se Komisioni Europian e mbështet vendin tonë apo vendet e tjera kandidate nëpërmjet instrumenteve të ndryshëm, qoftë financiar dhe institucional, por vlen dhe mendimi dhe vlerësimi i vendeve anëtare. Gjipali theksoi se Shqipëria është në një peridhë shumë të rëndësishme për të qenë gjithnjë e më pranë me standartet e Bashkimit Europian.

ABC News – “Vizita e Von der Leyen, tregues i rëndësisë së Ballkanit Perëndimor”, Gjipali: Shqipëria përparon drejt anëtarësimit, 13 tetor, 2025