Analistët shqiptarë komentojnë Brexit

13549004_1002236803216826_521744044_oNë 24 qershor 2016 Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane të Shqipërisë, Z.Gledis Gjipali u intervistua nga “VOA” lidhur me impaktin që Brexit do ketë në rajon. Sipas z.Gjipali Britania ishte një mbështetëse e madhe e zgjerimit të BE-së me vendet e Europës juglindore dhe me Turqinë, ndaj largimi i saj nga BE do të ndikojë drejtpërdrejt në planet e zgjerimit. Negociatat e daljes ndodhin për herë të parë. Nuk ka një përvojë as në BE se si bëhen negociatat për daljen e një vendi nga BE. Do të ketë një periudhë minimale prej së paku dy vitesh. Kompleksiteti i negociatave do të tërheqë gjithë energjitë kryesore të Komisionit Eurpian dhe të vendeve anëtare. Ato do të kenë më pak vëmendje për zgjerimin, më pak vëmendje për Shqipërinë dhe problemet e Ballkanit perëndimor. Arsyet e daljes së Britanisë së Madhe kanë të bëjnë me rrezikun që i vjen nga krahu i lirë i punës, nga emigracioni i banorëve prej antarëve të rinj të BE-së. Gjithashtu, është edhe kontributi i madh financiar, që Britania jepte në BE. Arsyet pse vendet e Ballkanit perëndimor synojnë të antarësohet në BE kanë të bëjnë me forcimin e gjendjes ekonomike, sociale dhe demokratike, kanë të bëjnë me zbatimin e legjislacionit dhe shtetit ligjor, procese që janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Ballkanin, por Britania i ka tejkaluar shekuj më pare.

Analistët shqiptarë komentojnë Brexit