BalkanInsight: Shqipëria përgatitet për bisedimet me BE-në: Ekspertët skeptik

birnMë 8 shtator 2016, znj.Mona Xhexhaj, hulumtuese politikash pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri, u intervistua nga “BalkanInsight” në lidhje me takimin e 8-të të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Sipas saj, Shqipëria po bën progres, por Këshilli i Ministrave të BE-së mund të kërkojë më shumë kohë për të parë se si vendi po zbaton reformat e miratuara së fundmi. Gjithashtu, Xhexhaj u shpreh se Shqipëria duhet të punojë intensivisht në implementimin e këtyre reformave, gjatë periudhës tetor-dhjetor. “Ka pak shanse që Shqipëria të marrë një përgjigje të menjëhershme pozitive në dhjetor, megjithatë, me shumë mundësi kjo do të mbetet një pyetje e hapur, brenda një hapësire kohore 6 mujore e cila mund të shkojë deri në një vit për marrjen e një vendimi”.

Albania Prepares EU Talks Amid Expert Skepticism