Deliu: Procesi i Berlinit përshpejton rrugën drejt BE-së, viti 2030 duhet parë si objektiv, 16 tetor 2023
Nirvana Deliu, hulumtuese e politikave të BE-së pranë EMA ishte e ftuar më 16 Tetor 2023 në media për të folur në lidhje me Procesin e Berlinit dhe samitin në kuadër të këtij procesi i cili u zhvillua në të njëjtën ditë në Tiranë. Deliu foli për rëndësinë e këtij procesi në kuadër të integrimit europian të vendit si dhe rëndësinë e dialogut mes vendeve të rajonit. Sipas saj, përveç dialogut mes vendeve të rajonit, Procesi i Berlinit pavarësisht se i përshpejton procedurat e integrimit, viti 2030 duhet parë si një objektiv për tu arritur nga ana e Shqipërisë dhe nuk nënkupton domosdoshmërisht anëtarësimin e plotë. Ajo gjithashtu u ndal në një pikë kyçe të këtij samiti që është nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e profesioneve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ku theksoi se një marrëveshje e tillë bën që të gjithë vendet e rajonit të njohin profesionet dhe formimin profesional të të rinjve në shtetet respektive. Zbatimi në praktikë i një marrëveshje të tillë shkurton dhe thjeshtëzon procedurat burokratike të punësimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duke rritur kështu mundësitë dhe duke zgjeruar bashkëpunimin.
Ora News – Procesi i Berlinit përshpejton rrugën drejt BE-së, viti 2030 duhet parë si objektiv
A2CNN – Samiti i Berlinit në Tiranë, sa ndikon ky proces në përshpejtimin e integrimit?



