Syri TV: Vendet e Ballkanit, në fazë tjetër
Më 10 qershor 2021, Nirvana Deliu – Hulumtuese Politikash pranë EMA ishte e ftuar në SyriTv për të folur mbi pritshmëritë e BE-së për stabilitet dhe kohezion në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo u shpreh se Samiti i Procesit të Berlinit që zhvillohet më 5 korrik do të japë një panoramë më të qartë mbi situatën e shtetev të rajonit. Më tej, Deliu foli për ndikimin që ka vetoja e Bullgarisë në rrugën e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe komentoi shkurtimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Intervistën e plotë e gjeni këtu: Vendet e Ballkanit, në fazë tjetër



