Dokument Politikash – Domosdoshmëria e një kuadri ligjor dhe strategjik kushtuar të drejtave të viktimave të krimit, nëntor 2023

Ky hulumtim politikash trajton të drejtën e viktimave të krimit për të cilën direktiva e Bashkimit Europian përcakton mbrojtje në aspektin psikologjik dhe financiar për të shmangur çfarëdolloj intimidimi. Në këtë studim evidentohet qartë kuadri ligjor shqiptar kushtuar të drejtave të viktimave të krimit me synim rekomandimin e masave konkrete për përafrim me legjislacionin e BE-së. Vlerë e shtuar e këtij dokumenti është paraqitja konkrete e legjislacionit të Bashkimit Europian dhe transpozimin e Direktivës 2004/80/EC për kompensimin e viktimave të krimit dhe Direktivës 2011/99/BE mbi Urdhrin Europian të Mbrojtjes duke përcaktuar mangësitë që legjislacioni shqiptar shfaq duke mos parashikuar dispozita specifike për disa çështje përkatëse. Nga analiza ligjore në këtë dokument rezulton se Kodi i Procedurës Penale ka një kre të veçantë për viktimat, viktimat akuzuese, paditësit dhe të paditurin civil, si dhe kuadri strategjik parashikon zbatimin e një sërë strategjive, por nga rekomandimet e nxjerra në fund të punimit, të vlefshme për aktorët shteterorë dhe të shoqërisë civile, rezulton se do të duhet të sigurohet një qasje më e unifikuar në mbrojtjen dhe kompensimin e viktimave duke krijuar nje bashkërendim institucional dhe mekanizëm për koordinimin e politikave në këtë fushë.

Ky material është prodhuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe autorëve, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Projekti “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen financiaretë Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility and Media 2021, në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën përTransparencë dhe Informim të Lirë (CTFI)

Dokument Politikash – Domosdoshmëria e një kuadri ligjor dhe strategjik kushtuar të drejtave të viktimave të krimit, nëntor 2023