Drejtori Ekzekutiv i EMA/Gledis Gjipali komenton Raportin e KE për Shqipërinë 2022
Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali gjatë muajit tetor ishte i ftuar në disa platforma mediatike për të komentuar Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë 2022. Ai u shpreh se ky dokument bën vlerësimin e përgatitjes dhe progresit për çdo kapitull duke nxjerrë në pah problematikat dhe prioritetet kyçe. Gjipali tha se mund të vëmë re lëvizje të vogla pozitive por në tërësi fushat e rëndësishme si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten problematike. Për sa i përket lirisë së shprehjes, ai bëri me dije se rekomandimet e vitit të kaluar nuk janë adresuar. Në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, Gjipali theksoi se KE ka pranuar se kushtet janë plotësuar për heqjen e regjimit të vizave por për shkak të çështjeve të tjera politike ky proces nuk është finalizuar.
VizionPlus/7pa5 – Krimi e korrupsioni, raporti i BE
News24/Alert- Raporti i KE për Shqipërinë në sytë e Shoqërise Civile