Drejtori Ekzekutiv i EMA/Gledis Gjipali komenton vizitën e Presidentes së KE-së në Shqipëri

Më  29 tetor 2022, Drejtori Ekzekutiv i EMA/Gledis Gjipali ishte i ftuar në RTSH për të folur rreth vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Shqipëri. Ai theksoi se kjo vizitë tregon mbështetjen e BE-së për Shqipërinë dhe konfirmon se politika e jashtme e vendit tonë është në koherencë me atë të BE-së, duke ndarë vlera dhe objektiva të përbashkëta. Kjo vizitë ka shërbyer dhe për të diskutuar mbi detajet e samitit që do mbahet më 6 dhjetor mes vendeve të Ballkanit dhe BE-së. Për sa i përket konfliktit në Ukrainë, Gjipali u shpreh se mund të ndikojë në procesin e përshpejtimit të integrimit për Shqipërinë.

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali komenton vizitën e Presidentes së KE-së