Elbasani Plus: EMA, Aktivitet Informues mbi Zbatimin e RAT
Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në kuadër të nismës mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED): Ndërtimi i urave – një kulturë e re bashkëpunimi mes institucioneve vendore dhe komuniteteve të tyre, zhvilloi në qytetin e Elbasanit më datë 20 qershor 2017 një forum diskutimi dhe dialogu të strukturuar mbi tematikat kryesore që lidhen me Reformën Administrativo-Territoriale (RAT).



