Gledis Gjipali/ EMA: Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në media te ndryshme për të folur për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Gjipali u shpreh se hapja zyrtare e negociatave është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm në aspektin teknik, por edhe politik. Shqipëria tashmë pret të dijë kapitujt e parë që do të negociohen dhe sipas Gjipalit fokusi do të jetë në kapitujt 23- 24, pra në të gjithë ato elemente ku vendi ynë vazhdimisht ka pasur vështirësi si: si shteti ligjor, rregullat dhe zbatimi i tyre, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni etj. Gjipali u shpreh se është e vështirë të përcaktohet një kohë për realizimin e tyre dhe në rastin më të mirë ky realizim mund të marrë 7-8 vjet.

20 korrik 2022, Ora News- Negociatat

18 korrik 2022, MCN-  Një etapë e re

15 korrik 2022, Report TV- Propozimi francez, maqedonia e Veriut vendos sot 

14 korrik 2022, Syri Tv- Fati i negociatave, “në duart” e Kuvendit të RMV