EuroNews: Mirë, keq dhe mjaftueshëm! Si u shfaq Shqipëria në progres-raportin e BE-së, 9 nëntor 2023
Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA dhe ekspert i integrimit europian ishte i ftuar në Euronews për të folur në lidhje me rezultatet e raportit të publikuar së fundi nga Komisioni Europian në lidhje me paketën e zgjerimit dhe progresin respektiv të harmonizimit të legjislacionit për vendet që aderojnë të hyjnë në BE. Ai u shpreh se në përgjithësi ka pasur një përmirësim dhe progres ku më shumë e ku më pak në fusha të ndryshme, por si pjesë kryesore e axhendës së BE mbeten reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit. Gjithashtu me rëndësi është të përmendet dhe fakti që në asnjë nga kapitujt nuk është raportuar për regres. Gjipali u shpreh se nëse krahasojmë raportet, Shqipëria është e para në progres në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se ky vlerësim është ai që nevojitet kur flasim për një vend që po përgatitet për nisjen e negociatave.
EuroNews: Mirë, keq dhe mjaftueshëm! Si u shfaq Shqipëria në progres-raportin e BE-së, 9 nëntor 2023