EuroSpeak ndër Vite
Që prej 2007, Lëvizja Europiane në Shqipëri ka pasur një rol aktiv në analizimin e procesit të integrimit Europian. Fillimisht, puna është fokusuar në aspektet teknike dhe procedurale tëaderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke vënë në fokus kryesisht institucionet. Megjithatë, ndërkohë që rajoni forcon marrëdhëniet me Bashkimin Europian, një kuptim më i thelluar i homogjenitetit dhe diversitetit të kulturave europiane, si dhe i debateve në Bruksel nga publiku i gjerë në Shqipëri janëkushte kryesore për të ndërtuar lidhje më të forta midis shoqërive.
Ky ka qenë motivimi i lançimit të EuroSpeak në fillim të vitit 2011, revista e parë në Shqipëri që fokusohet në çështjet e BE-së. Deri më sot, EMA ka publikuar njëzët e një botime të printuara në gjuhën shqipe mbi analizat e debateve dhe zhvillimeve kryesore në Bruksel, si dhe një seri raportesh dhe intervistash me personalitete kyçe në përparimin e Shqipërisë drejt BE-së.
EuroSpeak ka kontribuar në plotësimin e boshllëqeve të informacionit aktual apo trajtimit të pakët të temave të BE-së, duke u munduar të pasqyrojë cilësi dhe një analizë të pavarur përtej listimit të fakteve apo deklaratave politike. Ka shërbyer për të çrrënjosur klishetë mbi marrëshëniet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe për të stimuluar mendimin kritik sa më afër realitetit tek opinioni publik. Publikimet janë shpërndarë në 2000 kopje të printuara, si dhe tek rreth 4000 adresa e-mail, kryesisht në institucione shtetërore, universitete, media, shoqëri civile dhe biznese. Prej natyrës së lexuesve të tij, EuroSpeak frymëzon shpesh herë dhe debate akademike.
Pati një rritje të nevojës për një portal elektronik të dedikuar çështjeve të BE-së. Ndërkohë që ne konsolidonim eksperiencën tonë dhe interesi i pubikut rritej, ishim të ndërgjegjshëm për limitet e përhapjes së kopjeve të printuara dhe versioneve Pdf. Për më tepër, rritja e interesit të mediave, studentëve, akademikëve etj. evidentoi nevojën e një përditësimi më të shpeshtë mbi lajmet e BE-së. Për këtë arsye, në 2014 avancuam një hap më tej duke sjellë një informacion dhe analizë të tillë nëpërmjet krijimit të një portali elektronik lajmesh në shqip të dedikuar ekskluzivisht temave të BE-së. Një përparim i tillë u krijon mundësi aksesi qytetarëve dhe profesionistëve të rinj përtej Tiranës, nëpërmjet përhapjes së internetit në mbarë vendin. Për më tepër lejon një analizë më të qartë dhe të freskët duke mbajtur publikun të informuar virtualisht në kohë reale mbi debatet dhe pikat kryesore në BE. Portali elektronik i lajmeve EuroSpeak është faqja e parë në shqip mbi çështjet e BE-së duke mundësuar një hapësirë të re informacioni për publikun.