Evoluojnë apo sillen në rreth: Reformat institucionale dhe legjitimiteti demokratik në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, dhjetor 2019
Në përgjithësi pranimi në Bashkimin Evropian lidhet ngushtë me demokratizimin, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku BE-ja ka qenë një nga forcat kryesore shtytëse të demokratizimit në rajon.
Ky punim hulumtues synon të ofrojë një përmbledhje të gjithanshme të politikave të reformave tashmë të përcaktuara dhe të shqyrtojë shkallën e transformimit të synuar demokratik të reformave të cekura në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Qëllimi kryesor i këtij punimi është të sigurojë zgjidhje për dy çështje kryesore: (a) si të luftohen mangësitë e reformave dhe të identifikohen kërcënimet e mundshme për demokracinë, dhe (b) të rekomandohen zgjidhje të politikave në nivelin sektorial që ndihmojnë në nxitjen e zbatimit të procesit të reformës.
Ky punim është rezultati projektit “Evoluojnë apo sillen në rreth: Reformat institucionale dhe legjitimiteti demokratik në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi” i cili mbështete nga European Fund for the Balkans (EFB), Democracy for Development Institute (D4D), European Movement Albania (EMA) dhe Centre for Monitoring and Research (CeMI).