Fax News, Gjipali: Ngërçi Maqedoni – Bullgari, bllokon Shqipërinë
Më 18 qershor 2021 Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Fax News për të folur mbi zhvillimet e fundit për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai tha se vendi ynë me Maqedoninë e Veriut janë bashkë në këtë proces dhe mund ta bllokojnë njëra tjetrën si në këtë rast. Gjasat që vetoja bullgare të tërhiqet janë të pakta pasi atje po ndodhin zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Vendet europiane nuk do të bëjnë ndarje të momentit për të mos dekurajuar Maqedoninë e Veriut pasi ka ndryshuar dhe kushtetutën për këtë hir të integrimit në BE. Gjipali komentoi dhe pozicionin skeptik të Francës për zgjerimin dhe metodologjinë e re. Ai shtoi se në në Konferencën e Parë Ndërqeveritare miratohet kuadri negociator që tregon rrugën ku do kalojë vendi për tu antarësuar në BE.
Intervistën e plotë mund ta gjeni këtu: Fax News, Gjipali: Ngërçi Maqedoni – Bullgari, bllokon Shqipërinë



