Fax News: Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Nirvana Deliu- Hulumtuese Politikash pranë EMA ishte ftuar më 11 qershor 2021 në Fax News për të folur mbi përfundimet e nxjerra nga Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ajo tha se ky samit u organizua vetëm disa ditë para mbledhjes së Këshillit Europian, ku pritet të merren vendimet për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Gjithashtu, Deliu shtoi se ky takim u bë edhe shumë pak kohë para samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet më 5 korrik. Më tej, ajo foli për pritshmëritë që ka Shqipëria nga mbledhja e Këshillit Europian dhe mundësinë e ndarjes nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt integrimit.

Fax News: Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor