Gjipali në RTSH 1: Greqia nuk mund ta mbajë këtë qëndrim për shumë gjatë, 13 dhjetor 2023

Gledis Gjipali, Ekspert Integrimi, u ftua në RTSH 1 në lidhje me të rejat nga Samiti i mbajtur më 13 dhjetor ku përveçse progresit në hapat e integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u diskutua dhe situata e tanishme e marrëdhënies Shqipëri-Greqi, Shqipëri-Maqedoni e Veriut, dhe po ashtu u risoll në vëmendje tensioni Ukrainë-Rusi. Në këtë drejtim, eksperti shprehet se në fakt Greqia nuk mundet të mbajë këtë qëndrim dhe për shumë gjatë, ndërsa për sa i përket Maqedonisë së Veriut ai mendon se po ecën me hapa të konsiderueshëm drejt integrimit europian. Nga ana tjetër, tensioni Ukrainë-Rusi ka sjellë trazira për shkak se tashmë kemi dy fronte të hapura për anëtarësim, atë të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën. Ndër të tjera, Gledis theksoi se kemi premisa të mira pas dhënies së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian.

Gjipali në RTSH 1: Greqia nuk mund ta mbajë këtë qëndrim për shumë gjatë, 13 dhjetor 2023