Gjipali për Samitin e Ulkrainës: Ishte një event i rëndësishëm për Shqipërinë ku u arritën disa kompromise diplomatike, 28-29 shkurt 2024
Drejtuesi Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, mendon se Samiti për Ukrainën doli në përfundimin se Rusia duhet bllokuar në të gjitha format e mundshme, veçanërisht në fushën ekonomike dhe informacionit, për të parandaluar trazirat në Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu shprehu nevojën për solidaritet nga vendet e rajonit në mbështetje të Ukrainës, duke theksuar se lufta është afër dhe kërcënimi është i madh. Gjipali e vlerësoi samitin si një hap pozitiv për Shqipërinë dhe Ballkanin, duke theksuar rolin e tyre të mundshëm në konfliktin Rusi-Ukrainë. Sipas tij, kjo promovon stabilitetin politik dhe ekonomik të Shqipërisë, ndërsa kryeministri Rama u vlerësua për rolin e tij në promovimin e qëndrimeve pro-europiane të vendit. Në përfundim të samitit, u evidentua një art diplomatik për të shmangur përmendjen e Kosovës, në një përpjekje për të ruajtur fokusin në çështjen kryesore, Ukrainën. Për sa i përket mungesës së përmendjes së sanksioneve ndaj Rusisë, ai e cilësoi këtë si një kompromis nën presionin e krijuar për të mbajtur një qëndrim të unitetit në mes të vendeve të Ballkanit dhe politikave të ndryshme ndaj Rusisë. Sipas Gjipalit, ky kompromis u bë në kontekstin e presionit të BE dhe SHBA-së ndaj Serbisë për të ndjekur politikën e tyre të sanksioneve ndaj Rusisë, por pa u përmendur drejtpërdrejt për të shmangur tensionet ndërmjet vendeve të Ballkanit. Ai theksoi se ky samit u fokusua në çështje praktike dhe teknike për të përshpejtuar progresin e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, duke përfshirë transfertat në euro dhe lehtësimin e tregtisë për të sjellë rritje ekonomike, ku u përmand se është e rëndësishme të përmblidhen këto fonde dhe projekte përpara sezonit të verës, gjë e rrallë për BE-në, por e rëndësishme për të shmangur vonesat dhe për të ndikuar drejtpërdrejt në buxhetet dhe bizneset e vendeve të Ballkanit Perëndimor.



