Gjipali: Raporti përmban edhe vlerësime pozitive, Shqipëria mund të vijojë rrugën drejt BE-së, 8 nëntor 2023

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvisjes Europiane në Shqipëri dhe ekspert i integrimit ishte i ftuar në media të ndryshme për të komentuar në lidhje me raportin e publikuar së fundi nga Komisioni Europian në lidhje me pakon e zgjerimit dhe progresin respektiv të vendeve që duan të bëhen pjesë e BE-së. Gjipali u shpreh se raporti ka dhe disa vlerësime pozitive në lidhje me progresin e vendit në rrugën e integrimit dhe se në dhjetor 2023 Shqipëria mund të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare për nisjen e negociatave për grup kapitullin e parë. Ai theksoi se këtë radhë Shqipëria kishte vlerësim dukshëm pozitiv në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu parë në këndvështrim rajonal, Shqipëria ka një progres më pozitiv në krahasim me vendet fqinje.

Ora News – Gjipali: Raporti përmban edhe vlerësime pozitive, Shqipëria mund të vijojë rrugën drejt BE-së, 8 nëntor 2023

ABC News – ‘’Progres raporti pozitiv’’ Gjipali: Rezultate pozitive në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit