Gjipali: Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE pavarësisht sfidave të integrimit, qëndrime mbi Planin e Rritjes, fondet dhe VETO-ja greke, 22-23 janar 2024
Gledis Gjipali, analist për çështjet ndërkombëtare, paraqet një vlerësim të përgjithshëm për situatën aktuale në Ballkan, me fokus në thirrjen e kryeministrit Rama dhe përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian (BE).
Duke bërë një analizë të takimit në Shkup dhe thirrjes së kryeministrit Rama për angazhim të shtuar të liderëve të Ballkanit ka një përqasje pozitive, duke e parë këtë si një përpjekje për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE. Gjipali vlerëson se Shqipëria ka bërë përmirësime në plotësimin e kushteve për anëtarësim, por gjithashtu thekson se vendi ka ende një rrugë të gjatë përpara. Për sa i përket Planit të Rritjes, ai vë në dukje se deklaratat e dhëna nga zyrtarët europianë lidhur me rajonin dhe ekonominë e tij janë deklarata realiste, pasi tashmë Bashkimi Europian ka përvoja me vende të cilat kanë ekonomi pjesërisht të përgatitur për tregun europian. Gjipali informon se Komisioni Europian ka hapur diskutimet me vendet anëtare për të hartuar një plan-strategji për fondet të cilat do të alokohen si mbështetje për vendet kandidate të cilat do të kenë goxha ndikim. Në lidhje me çështjen Beleri, Gjipali mendon se Greqia po e përdor si justifikim, pasi e gjitha është vetëm një strategji politike. Ai pohon se BE po diskuton rreth ndryshimit të vendimmarrjes së shteteve anëtare, duke sugjeruar se ky mund të jetë një hap pozitiv për të tejkaluar pengesat dhe për të lehtësuar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian.
Gjipali: Qëndrime mbi Planin e Rritjes, fondet dhe VETO-ja greke, 22-23 janar 2024



