Gledis Gjipali komenton vizitën e von der Leyen në Shqipëri
Më 28 shtator 2021, Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në EuroNews Albania dhe Syri TV për të komentuar vizitën e Presidentes së Komisionit Europian, von der Leyen në Shqipëri. Ai u shpreh se institucionet kryesore të BE-së kanë mbajtur një qëndrim asnjanës për Open Balkan duke theksuar se iniciativat gjithëpërfshirëse që janë në përputhje me parimet e Procesit të Berlinit inkurajohen por ka akoma paqartësi për sa i përket procesit të zbatimit. Më tej, Gjipali foli mbi mundësinë e zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda këtij viti duke deklaruar se vetoja bullgare vazhdon të jetë pengesë për integrimin dhe se ekziston mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE. Ai theksoi rëndësinë e Samititi që do të mbahet në tetor në Slloveni midis BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ku pritet të diskutohet paketa e fondeve të rimëkëmbjes prej 30 miliardë eurosh ku 9 miliardë janë grante.
Intervistat mund t’i gjeni më poshtë:



