Grupkapitulli 3 – Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse
Grupkapitulli 3 – Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëperfshirëse, konstaton në 8 kapituj, e fokusohet kryesisht në forcimin e ekonomisë të Shqipërisë dhe në zhvillimin social për të siguruar arritjen e standardeve dhe praktikave më të mira të BE-së.
Grupkapitulli 3 kërkon reforma në fusha të tilla si tatimet, punësimi, media dhe zhvillimi dixhital, dhe mbrojtja e konsumatorëve, të cilat shërbejnë për përafrimin e politikave kombëtare me acquis e BE-së. Këto reforma janë thelbësore për arritjen e qëllimit gjithëpërfshirës të Grupkapitullit 3, i cili do t’i mundësojë Shqipërisë të konkurrojë në mënyrë efektive në tregun e BE dhe atë global, duke siguruar që rritja ekonomike të sjellë përfitime në gjitha segmentet e tjera të shoqërisë.
BE e ka bërë të qartë që Grupkapitulli 3 mund të mbyllet përkohësisht vetëm pasi të përmbushen kriteret specifike. Këto piketa, të vendosura nga BE-ja, shërbejnë si tregues të progesit për të siguruar që Shqipëria ka zbatuar në mënyrë të përshtatshme reformat e nevojshme për secilin kapitull. Për Grupkapitullin 3, BE-ja ka vendosur 19 piketa përmbyllëse si më poshtë:
Kapitulli 10 – Shoqëria e Informacionit dhe Media
Kapitulli 10 i acquis së BE-së fokusohet në transformimin dixhital dhe median, duke përfshirë komunikimin elektronik, shërbimet dixhitale, besimin dixhital dhe sulmet kibernetike, dhe median audio vizuale. Synon të promovojë një mjedis dixhital konkurrues dhe të sigurtë, të sigurojë akses në shërbimet online me cilësi të lartë dhe duke përfshirë dispozita për të mbrojtur përdoruesit dhe infrastruturën. Nënfushat e këtij kapitulli janë: strukturimi institucional; përafrim ligjor; komunikimet elektronike dhe teknologjitë e informacionit; transformimet dixhitale; media audio-vizuale dhe lufta kundër korrupsionit në fushën e trasformimit dixhital.
Pas hapjes së negociatave për Grupkapitullin 3, janë vendosur dy piketa përmbyllëse për këtë kapitull:
- Shqipëria e përafron legjislacionin e saj me atë të BE-së në lidhje me dispozitat mbi pavarësinë e Autoritetit Rregullator Kombëtar për komunikimet elektronike, shërbimet dixhitale, besimi dixhital dhe sigurisë kibernetike, kibernitika, si të fituara nga acquis-ja e BE-së në fushën e shërbimeve audio-vizuale dhe të medias.
- Shqipëria tregon se do të ketë kapacitet të mjaftueshëm administrativ për të zbatuar acquis-së e BE-së në fushënt e komunikimeve elektronike, shërbimeve dixhitale, besimit dixhital dhe sigurisë kibernetike, dhe shërbimeve të medias audio-vizuale, dhe siguron pavarësinë e autoriteteve rregullatore kombëtare përkatëse, deri në kohën e anëtarësimit.
Kapitulli 16 – Tatimet
Qëllimi i Kapitullit 16 është të sigurojë që rregullat tatimore janë të drejta, transparente dhe nuk krijojnë barriera drejt tregjeve të brendshme. Gjithashtu promovon përafrimin me standardet BE-së, eleminimin e praktikave të dëmshme tatimore dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar për të mbështetur lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitalit. Nënfushat e kapitullit janë: taksimi indirekt; taksimi direkt; bashkëpunimi administrativ dhe kompjuterizimi, dhe parandalimi i korrupsionit në sistemin tatimor.
Pas hapjes së negociatave për Grupkapitullin 3, janë vendosur tri piketa përmbyllëse për këtë kapitull:
- Shqipëria ka korrigjuar të gjitha masat diskriminuese tatimore kunddrejt importeve të BE-së. Shqipëria ka një nivel te avancuar me acquis në fushat që kërkojnë afrim të mëtejshëm, në veçanti taksimin direkt, TVSH- në, akciza, dhe taksimin e makinave. Në fushën e akcizës së energjisë, alkoolit dhe duhanit, ajo ndan me Komisionin dhe zbaton vazhdimisht një kalendar për një përafrim gadual.
- Shqipëria demonstron që ka përshtatur kapacitetin administrativ me standardet e larta të integrimit në taksat administrative, më shumë kërkesa në infrastrukturën në zyrat tatimore qendrore dhe lokale për të zbatuar dhe legjislacionin e saj tatimor dhe për të mbledhur në mënyrë efektive taksat dhe për të kontrolluar tatimpaguesit e saj. Shqipëria demonstron që Zyra Qendrore Ndërlidhëse dhe Zyra Qendrore Ndërlidhëse e Akcizave kanë masat e nevojshme për të siguruar që ato do të kenë staf të mjaftueshëm dhe do të jenë funksionale pas anëtarësimit.
- Shqipëria tregon procesin e mjaftueshëm në zhvillimin e të gjitha sistemeve mbështetëse të IT-së së administratës tatimore, duke përfshirë ato që lidhen me ndërlidhjen me sistemet përkatëse të BE-së dhe në veçanti ato për TVSH-në (Shkëmbimi i Informacionit Tatimor (VIES), Rimbursimi i TVSH-së,, One Stop Shop dhe Import Stop Shop), akcizat (EMCS) dhe sistemet e saj mbështëtëse dhe sistemet IT-së të nevojshme për bashkëpunimin tatimor dhe shkëmbimin e informacionit në fushën e taksimit direkt.
Kapitulli 17 – Politikat Ekonomike dhe monetare
Kapitulli 17 i acquis së BE-së siguron përafrimin e politikave ekonomike dhe atyremonetare me parimet e BE-së, si dhe mbështjetjene stabilitetit financiar. Qëllimi i tij është të promovojë pavarësinë e institucioneve bankare, të inkurajojë qeverisjen fiskale dhe bashkëpunimin me strukturat e mbikëqyrjes ekonomike të BE-së. Nënfushat janë: politika monetare, politika ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit në politikat ekonomike dhe monetare.
Pas hapjes së negociatave për Grupkapitullin 3, janë vendosur dy piketa përmbyllëse për këtë kapitull:
- Shqipëria i ka përafruar strukturat e saj ligjore më acqui e BE – së më qëllim sigurimin e pavarësisë së plotë të bankës qendrore (BQE), ndalimin e financimit monetar të sektorit publik dhe mundësimin e integrimit të plotë të bankës së saj qendrore në Sistemin Europian të Bankave Qendrore.
- Shqipëria ka përafruar strukturën e saj ligjore duke përmbushjur kërkesat për strukturat buxhetore kombëtare.
Kapitulli 19 – Politikat sociale dhe të punësimit
Synimi i Kapitullit 19 është të sigurojë drejtësi, siguri dhe gjithëpërfshirje në punësim, mbrojtjen e grupeve vullnetare dhe të nxisë qasjen e barabartë në punësim dhe në shërbime. Nënfushat e këtij kapitulli janë: Shtylla Europiane e të Drejtave Sociale; ligji i punës; shëndeti dhe siguria në punë; dialogu social; punonjës policor; mbrojtja dhe përfshirja sociale; kundër diskriminimi; barazia midis grave dhe burrave në punësimim dhe politika sociale; Fondi Social Europian + dhe lufta kundër korrupsionit në politikat sociale dhe punësim.
Pas hapjes së negociatave për Grupkapitullin 3, janë vendosur tri piketa përmbyllëse për këtë kapitull:
- Shqipëria ka përafruar legjislacionin e tij në fushat e ligjit të punës dhe shëndetit dhe sigurisë në punë me acquis e BE-së, dhe ka demonstruar strukturat administrative të përshtatshme dhe kapacitetet zbatuese të nevojshme deri në kohën e anëtarësimit për të zbatuar saktë acquis e BE-së sa i përket ligjit të punës dhe shëndetit dhe sigurisë në punë, veçanërisht përmes forcimit të sistemit të inspektimit të punës.
- Shqipëria është përafruar me acquis e BE-së në fushën e mbrojtjes sociale dhe përfshirjes, dhe ka ndryshuar ligjet kundër diskriminimit dhe barazisë midis grave dhe burrave në punësim dhe politikat sociale me qëllim përafrimin me legjislacionin e saj në fushat me acquis të BE-së, dhe tregon që i ka krijuar strukturat administrative të përshtatshme.
- Shqipëria tregon se ka kapacitete të mjaftueshme për të siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit dhe kuadrit politik në fushat e punësimit dhe politikave sociale, përfshirë kapacitetet për planifikim dhe zbatim, për të nxitur një dialog social efektiv, si dhe ka siguruar kapacitetet e nevojshme për menaxhimin e adhshëm të Fondit Social Europian+.
Kapitulli 20 – Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale
Kapitulli 20 i acquis së BE-së fokusohet në politikën e ndërmarrjeve dhe industrisë, përfshirë parimet, instrumentet dhe politikat sektoriale. Synimi i tij është të promovojë një ekonomi konkurruese, të qëndrueshme, orientuar nga inovacioni dhe inkurajimi i një mjedisi miqësor, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NMV). Nënfushat e këtij kapitulli janë: aspektet horizontale të politikës industriale të BE-së; politika dhe instrumente për ndërmarrjet; iniciativat industriale; lufta kundër korrupsionit në fushën e indrustrisë dhe ndërmarrjes.
Pas hapjes së negociatave për Grupkapitullin 3, është vendosur një piketë përmbyllëse për këtë kapitull:
- Shqipëria fillon të zbatojë një strategji të qëndrueshme gjithëpërfshirëse mbi politikat industriale dhe politika e NMV-ve në përputhje me politikat e BE- së. Shqipëria tregon se ka kapacitete administrative të mjaftueshme dhe një nivel të duhur koordinimi midis ministrive dhe agjencive përkatëse.
Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi Shkencor
Kapitulli i 25 i acquis së BE-së fokusohet te shkencëa dhe kërkimi shkencor. Ky kapitull synon të mbështesë kërkimin dhe inovacionin duke përmirësuar financimin, duke inkurajuar bashkëpunimin midis univeristeve dhe bizneseve dhe nxitjen e përparimit të përgjithshëm shkencor. Gjithashtu inkurajon pjesëmarrjen në programet e përbashkëta kërkimore që nxisin zhvillimin afatgjatë dhe konkurrueshmërinë. Nënfushat janë: politika e kërkimit shkencor dhe inovacionit; Programi Europian Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin dhe futja në Zonën Europiane të Kërkimit; si dhe lufta kundër korrupsionit në fushën e kërkimit dhe shkencës.
Pas hapjes së negociatave për Grupkapitullin 3, janë vendosur tri piketa përmbyllëse për këtë kapitull:
- Shqipëria siguron rritjen e investimeve në kërkim dhe shkencë, veçanërisht nëpërmjët financimeve publike, si dhe ngritjen e kapacieteteve të nevojshme për zbatimin e tyre.
- Shqipëria tregon se ka vendosur struktura për të forcuar ekosistemet e kërkimit dhe inovacionit, zbatimin e strategjive të specializimit inteligjent dhe masat për të rritur bashkëpunimin midis sektorit privat dhe atij publik në fushën e kërkimit dhe inovacionit.
- Shqipëria zbaton Ligjin e ri mbi Kërkimin Shkencor dhe Strategjinë Kombëtare për Kërkimin Shkencor.
Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura
Kapitulli 26 i acquis së BE-së fokusohet te edukimi dhe kultura, dukë përfshirë arsimin dhe trajnimin, arsmin gjithëpërfshirës, fëmijët romë dhe egjiptianë, të rinjtë, arsimin dhe formimin profesionale (AFP), si dhe sportin dhe kulturën. Synimi i tij është të promovojë një arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor, si dhe të mbështësë zhvillimin kulturor duke inkurajuar bashkëpunimin, qasjen e barabartë dhe mundësitë për të mësuar gjatë gjithë jetës. Gjithashtu nxit përafrimin me kriteret e BE-së për të përmirësuar mësimdhëniën, për të reduktuar pabarazitë dhe për të forcuar pjesëmarrjen në programet arsimore dhe kulturore. Nënfushat janë: arsimi dhe trajnimi; Arsimi dhe Formimi Profesional; rinia; sporti; kultura dhe lufta kundër korrupsionit në arsim dhe kulturë.
Pas hapjes së negociatave për Grupkapitullin 3, është vendosur një piketë përmbyllëse për këtë kapitull:
- Shqipëria tregon se ka kuadrin e nevojshëm institucional dhe politik, si dhe planifikimin përkatës buxhetor dhe masat kundër korrupsionit, me qellim përmbushjen e objektivave të politikave të BE-së në fushat e arsimit dhe trajnimit, Përfshirë arsimin dhe formimin profesional, të rinjtë, sportin dhe kulturën. Kjo përfshin masa për të ngushtuar hendekun me objektivat e përcaktuara në kuadër të Zonës Europiane të Arsimit dhe ndërtimn gradual të një sistemi të besueshëm monitorimi, si dhe masa për të nxitur ariimin gjithëpërfshirës, përfshirë grupet vulnerabël.
Kapitulli 29 – Bashkimi doganor
Kapitulli 29 i acquis së BE-së fokusohet te bashkimi doganor, duke përfshirë legjislacionin doganor, kapacitetin administrativ dhe operacional, si dhe parandalimin e korrupsionit. Parimi i tij është të sigurojë lëvizjen e lirë dhë të pandërprerë të mallrave përtej kufijve duke përafruar rregullat dhe procedurat doganore me kriteret e BE-së dhe duke forcuar zbatimin dhe transparencën. Gjithashtu mbështet zhvillimin e sistemeve dixhitale doganore dhe bashkëpunimin për të parandaluar mashtrimet, për të lehtësuar tregtinë dhe për të siguruar funksionimin e duhur të bashkimit doganor. Nënfushat jane: legjislacioni doganor; kuadri ligjor; kapaciteti administrativ dhe operativ si dhe lufta kundër korrupsionit në fushën e doganave.
Pas hapjes së negociatave për Grupkapitullin 3, janë vendosur katër piketa përmbyllëse për këtë kapitull:
- Shqipëria ka një nivel të avancuar përafrimi me fushat që kërkojnë harmonizim të mëtejshëm, duke përfshirë aktet zbatuese të Kodit të Bashkimit Doganor, i ndryshuar, me vëmendje të veçantë ndajs statusit doganor të mallrave, tranzitit, menaxhimit të rrezikut doganor dhe aspekteve të sigurisë, mallrave kulturore, kontrollit të parave të gatshme, prekursoreve të doganeve dhe heqjen e tarifave të skanimit.
- Shqipëria tregon që ka kapacitete të mjaftueshmë administrative me standarde të larta integriteti dhe performance të administratës doganore, si dhe infrastrukturën e nevojshme në zyrat doganore qendrore dhe lokale për të zbatuar dhe përforcuar legjislacionin e saj doganor dhe për të kontrolluar e mbikëqyrur në menyrë efektive lëvizjet ndërkufitare.
- Shqipëria demonstron proges të mjaftueshëm në përgatitjen dhe zhvillimin e sistemeve dixhitale doganore të nevojshme për zbatimin e Kodit të Bashkimit Doganor, siç ka ndryshuar dhe legjislacioni tjetër doganor i BE-së, përmes përgatitjes dhe miratimit të një strategjië kombëtare për IT dhe një plani zbatimi për doganat, si dhe sigurimit të burimeve të nevojshme buxhetore dhe njerëzore që mundësojnë zhvillimin e këtyre sistemeve dixhitale doganore, dhe ndërveprueshmërinë e tyre me mjedisin dixhital doganor të BE-së.
- Shqipëria i bashkohet Protokollit për Eliminimin e Tregtisë së Paligjshme me Produkte të Duhanit të Konventës Kudaër për Kontrollin e Duhanit (Protokolli i OBSH-së për FCTC) dhe përmirëson bashkëpunimin me BE-në në luftën kundër kontrabandës ndërkufitare të produkteve të duhanit dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.
BE-ja inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përafrimin e politikave dhe legjislacionit të saj me acquis e BE-së dhe të sigurojë zbatimin dhe përforcimin efektiv të tyre. Përparimi i këtij përafrimi do të monitorohet nga afër dhe nje Konferencë Ndërqeveritare do të mblidhet në një date të mëvonshme.
Grupkapitulli 3 | Institucioni Përgjegjës | Takimi shpjegues | Takimi dypalësh |
Kapitulli 10 – Shoqëria e Informacionit dhe Media | Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë | 20-21 nëntor 2019, përditësuar më 17 tetor 2022 | 30 janar- 2 shkurt 2023 |
Kapitulli 16 – Tatimet | Ministria e Financave | 3-4 qershor 2019, përditesuar më 21 tetor 2022 | 29-30 mars 2023 |
Kapitulli 17 – Politikat ekonomike dhe monetare | Banka e Shqipërisë | 9 janar 2019, përditësuar më 20 shtator 2022 | 15-16 qershor 2023 |
Kapitulli 19 – Politika Sociale dhe Punësimi | Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale | 3-5 prill 2019, përditësuar më 18 tetor 2022 | 22-24 maj 2023 |
Kapitulli 20 – Politika e Ndërmarrjes dhe Industrisë | Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit | 29-30 janar 2019, përditësuar më 20 tetor 2022 | 25-26 maj 2023 |
Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi Shkencor | Ministria e Arsimit dhe Sportit | 11 mars 2019, përditësuar më 21 tetor 2022 | 26 prill 2023 |
Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura | Ministria e Arsimit dhe Sportit | 12 mars 2019, përditësuar më 18 tetor 2022 | 27 prill2023 |
Kapitulli 29 – Bashkimi Doganor | Ministria e Financave | 23-24 shator 2019, përditësuar më 22 tetor 2022 | 5-6 qershor 2023 |
Dokumente relevantë:
Raporti Screening për Grupkapitullin 3 – Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, shkurt 2025