Ora News – Deliu: Integrimi gradual lidhet me procesin që BE synon për vendet kandidate, 17 dhjetor 2025

E ftuar në Ora News, Nirvana Deliu, eksperte e procesit të integrimit europian pranë Lëvizjes
Europiane për Shqipërinë (EMA), foli shkurtimisht rreth këtij procesi. Deliu theksoi rëndësinë e
integrimet gradual, që i ndihmon shtetet kandidate të fillojnë të ndjejnë efektet dhe ndikimet që
do të ndodhin në to në momentin që do të bëhen pjesë të Bashkimit Europian. Pra, janë ndërmarrë disa nisma apo iniciativa në mënyrë që shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë të përgatitura e të bëhen pjesë e disa proceseve edhe pse ende nuk janë shtete anëtare. Në përfundim, Deliu merr si shembull Procesin e Berlinit, i cili synon krijimin e një tregu të brendshëm për shtetet e Ballkanit Perëndimor, bazuar në katër liritë e lëvizjes të BE-së.

Ora News – Deliu: Integrimi gradual lidhet me procesin që BE synon për vendet kandidate, 17 dhjetor 2025