Grupkapitulli 6 – Marrëdhëniet me Jashtë
Grupkapitulli 6 – Marrëdhëniet me Jashtë
Grupkapitulli 6 mbulon disa aspekte të rëndësishme të politikës së jashtme, përfshirë përputhshmërinë e Shqipërisë me politikat e BE-së për marrëdhëniet ndërkombëtare, tregtinë dhe çështjet diplomatike. Si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, Shqipëria duhet të sigurojë që politika e saj e jashtme dhe praktikat e saj të përputhen me parimet dhe strategjitë e BE-së, përfshirë Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të BE-së. Kjo përfshin forcimin e bashkëpunimit me shtetet fqinje, angazhimin në përpjekjet për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e prioriteteve të jashtme të BE-së. Hapja e Grupkapitullit 6 është një njohje e qartë e përputhshmërisë së Shqipërisë me politikën e jashtme të BE-së. Vendi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara gjithashtu në fushat si bashkëpunimi rajonal dhe përafrimi me legjislacionin e BE-së në lidhje me tregtinë ndërkombëtare. Këto reforma janë thelbësore për rolin e ardhshëm të Shqipërisë brenda BE-së dhe kontributin e saj në peizazhin politik më të gjerë europian dhe global.
Grupkapitulli 6 përbëhet nga 2 kapituj: Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë dhe Kapitulli 31 – Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe Mbrojtjes, të cilët u hapën në mënyrë të njëkohshme në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare midis BE-së dhe Shqipërisë më 17 dhjetor 2024, dhe u caktuan kritere të përkohshme pëmbyllëse (provisional closing benchmarks) për mbylljen e këtyre kapitujve.
Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë
Ky kapitull fokusohet në përputhshmërinë e politikës së jashtme të Shqipërisë me politikat e jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes të Bashkimit Europian. Ai siguron që marrëdhëniet e jashtme të Shqipërisë të jenë në përputhje me objektivat më të gjerë të politikës së jashtme të BE-së, përfshirë paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal. Kjo është kyç për rolin e Shqipërisë në pozicionin ndërkombëtar dhe ndikimin e BE-së.
Ky kapitull trajton Politikat e Përbashkëta Tregtare të BE-së, marrëveshjet dypalëshe me shtetet e treta, si dhe politikën e zhvillimit dhe ndihmën humanitare.
– Politika e Përbashkët Tregtare e BE-së – Politika e Përbashkët Tregtare (CTP)
– Marrëveshjet dypalëshe me shtetet e treta
– Politika e Zhvillimit dhe Ndihma Humanitare
Pas hapjes së negociatave për Grupkapitullin 6, janë caktuar dy kritere të përkohshme për mbylljen e këtij kapitulli:
- Shqipëria duhet të përputhë kuadrin e saj ligjor me dispozitat e mbetura të Rregullores (BE) 2021/821 për kontrollin e eksporteve të artikujve me përdorim të dyfishtë, si dhe me dispozitat e Rregullores (BE) 2019/452 për vlerësimin e investimeve të huaja (FDI), dhe të zbatojë dispozitat e mbetura të Rregullores (BE) 2019/125 për anti-torturën.
- Shqipëria duhet t’i dorëzojë Komisionit një plan veprimi me një inventar të plotë të marrëveshjeve të saj ndërkombëtare, me qëllim që t’i përputhë këto marrëveshje me acquis nga dita e anëtarësimit.
Kapitulli 31 – Politika e Jashtme, Siguria dhe Mbrojtjes
Ky kapitull ka për qëllim integrimin e Shqipërisë në Politikat e Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së (CFSP) dhe Politikat e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Europës (ESDP). Ai kërkon që Shqipëria të përshtatë politikat e saj të jashtme dhe të mbrojtjes me standardet e BE-së, duke u fokusuar në sigurinë, paqen dhe stabilitetin si në rajon ashtu dhe globalisht. Shqipëria duhet të tregojë angazhimin e saj për standardet e BE-së në fusha si parandalimi i konflikteve, bashkëpunimi në mbrojtje dhe menaxhimi i krizave.
Acquis për Kapitullin 31 mund të ndahet në dy fusha: Bashkëpunimi Politik Europian dhe Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë.
– Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare
– Kontrolli i armëve
– Politika e sigurisë dhe mbrojtjes e Europës
Pas hapjes së negociatave për Grupkapitullin 6, është caktuar një kriter i përkohshëm për mbylljen e këtij kapitulli:
- Shqipëria – si nënshkruese e Statutit të Romës që themelon Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) – e përshtat plotësisht qëndrimin e saj me Vendimin e Këshillit 2011/168/CFSP të datës 21 mars 2011 dhe parimet udhëzuese të BE-së që lidhen me Marrëveshjet ndërmjet një Shteti Palë të Statutit të Romës të ICC dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që lidhen me Kushtet për Dorëzimin e Personave në Gjykatë, të bashkëngjitura në Konkluzionet e Këshillit të datës 30 shtator 2002 mbi Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Kalendari Screening për Grupkapitullin 6 BE-Shqipëri
Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë
| Institucioni Lider
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit |
Takimi shpjegues
26 shtator 2023 |
Takimi dypalësh
17 nëntor 2023 |
Kapitulli 31- Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe Mbrojtjes
| Institucioni lider
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme |
Takimi shpjegues
27 shtator 2023 |
Takimi dypalësh
16 nëntor 2023 |
Dokumente të rendësishme:
Raporti Screening për Grupkapitullin 6 – Marrëdhëniet me Jashtë, nëntor 2024
Pozicioni i Përbashkët Negociues i BE për Grupkapitullin 6 – Marrëdhëniet me Jashtë, nëntor 2024



