MCN – Baarazia gjinore, Gjipali: Nuk sjell asnjë ndikim të rëndësishëm apo pasoja negative për shoqërinë, 7 nëntor 2025
Gjatë një interviste në MCN TV, Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv, Lëvizja Europiane në
Shqipëri (EMA), analizoi disa prej zhvillimeve që lidhen me procesin e integrimit europian të
Shqipërisë. Sa i takon ligjit të barazisë gjinore, Gjipali komentoi se termat e vendosura në të janë
të njejta me ato që përdoren në Bashkimin Europian, nuk do të sjellë ndonjë impakt të
rëndësishëm apo pasoja negative për shoqërinë shqiptare në përgjithësi, por është një hap përpara në arritjen e standardeve europiane në mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara. Në vijim, Gjipali komentoi progres-raportin e fundit, duke e cilësuar të mirë e vlerësues falë punës së mirë të bërë nga Shqipëria, pa harruar problemet që vendi ynë ka ende në fusha të ndryshme. Gjithashtu, Gjipali theksoi vendosjen e afateve konkrete për realizimin e shpejtë të detyrave nga institucionet shqiptare. Më tej, Gjipali nënvizoi faktin se cilësia e reformave ndikon në shpejtësinë e procesit, duke e argumentuar me efektin dhe impaktin e duhur që duhet të sjellin për të gjitha grupet e interesit.
Në përfundim, Gjipali tha se polarizimi politik ndikon ndjeshëm në procesin integrues të Shqipërisë. Pra, janë të domosdoshme dialogu dhe marrëveshja politik midis dy forcave politike kryesore për ndërmarrjen dhe realizueshmërinë e të gjitha reformave, të cilat pritet të kenë një efekt të rëndësishëm në 10-20 vitet e ardhshme, si dhe për të përballuar sfidat e anëtarësimit. Gjipali u shpreh se Shqipëria duhet të vijojë të bëjë një punë të mirë diplomatike për të bindur të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Aktualisht nuk kemi të bëjmë me vende skeptike ndaj Shqipërisë, por kjo varet nga ecuria dhe zbatueshmëria e reformave. Po aq i rëndësishëm është edhe menaxhimi i fondeve IPARD, që duhet të jetë në nivele të larta, në mënyrë që të adresohen të gjitha problematikat në kohën e duhur.



