MCN – Hapja e kapitujve arritje, por mbetet gjysma e punës, Deliu: Pika të dobëta mjedisi dhe siguria ushqimore, 17 nëntor 2025
E ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, Nirvana Deliu, eksperte e procesit të integrimit europian pranë Lëvizjes Europiane për Shqipërinë (EMA), komentoi gjerësisht zhvillimet që
lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Deliu e cilësoi arritje të Shqipërisë hapjen e
të gjithë grupkapitujve vetëm në 13 muaj, por theksoi se është vetëm gjysma e punës. Më tej,
Deliu ndalet te marrëveshjet Shqipëri-Itali të nënshkruara në Romë, të cilat synojnë rritjen e
investimeve për çështjet dhe fushat që po monitorohemi dhe rritjen e bashkëpunimit midis dy
shteteve. Po aq të rëndësishme janë përthithja dhe shfrytëzimi i fondeve në mënyrën e duhur, dhe Plani i Rritjes i BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor, prej të cilit Shqipëria mori këstin e parë këtë vit. Në përfundim, Deliu u shpreh se pika më e fortë e procesit të negociatave Shqipëri-BE është Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë, ndërsa pikat më të dobëta e ku duhet të bëjmë më shumë janë kapitujt Bijqësia dhe Zhvillimi Rural, Siguria Ushqimore, dhe Mjedisi.



