MCN – Samiti i liderëve të BE/ Deliu: Hera e parë në një vend të BP, 15 maj 2025
Në një intervistë për MCN, Nirvana Deliu, Hulumtuese Politikash pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), vuri në dukje se për herë të parë, ky samit zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor dhe hera e tretë në një vend jashtë Bashkimit Europian. Ndryshe nga herët e tjera, ky samit kishte një tematike specifike që përfshin gjithë kontinentin europian duke lidhur me sigurinë dhe fuqëzimin e demokracisë, dhe së fundmi konkurrueshmëria në aspektin ekonomik, për të bërë sa më të konkurrueshme Europën në tregun botërore. Samiti bashkoi përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe vende jashtë BE-së të cilët janë aktorë gjeopolitik me ndikim.
Gjatë muajit maji do të kemi hapjen e Grupkapitullit 3 – Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, kapitujt e të cilit lidhen arsimin, shkencën, punësimin, mbrojtjen sociale. Pra, do të hapen dhe 8 kapituj të tjerë, kur ndërkohë kemi 16 kapituj të hapur, por gjithsesi Kapitujt 23 dhe 24 mbeten më të rëndësishëm pasi përmbajnë drejtësinë, gjyqësorin, të drejtat e njeriut. Ndërkohë Komisioni Europian dhe aktorët të tjerë që janë pjesë ë BE-së po monitorojnë procesin e negociatave.
MCN – Samiti i liderëve të BE/ Deliu: Hera e parë në një vend të BP, 15 maj 2025



