MCN TV & Fax News – Gjipali: Duhet të ndërtohen kapacitetet për të thithur fondet e BE, ndryshe humbim konkurrencën, 13 mars 2024
Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, ishte ftuar tek MCN TV dhe Fax News për të folur rreth fondeve nga BE-ja ku bëhet fjalë për rreth një miliardë euro që do të akordohen për Shqipërinë dhe Balkanin Perëndimor. Gjipali bëri me dije se kjo është një ndihmë e rëndësishme, sepse është një instrument i ri që do të aplikohet për Ballkanin Perëndimor. Ai thekoi se aftësitë administrative në Shqipëri do duhet të ndërtohen dhe forcohen në vazhdimësi, sepse nëse do hasim mangësi në menaxhimin e fondeve, do të kemi rialokim në vendet e tjera. Pra, ka nevojë për një fuqizim të menjëhershëm ky sektor, sepse shumë organizata dhe fondacione nuk janë të afta të përthithin fondet. Gjipali shtoi se në Shqipëri, problemet rreth imazhit janë shumë më të pakëta, duke shtuar se ky problem është shumë më i theksuar në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.



