MCN TV – Konferenca e Tretë Ndërqeveritare me BE/ Deliu: Hapja e klaster 6 do ta ndihmojë shumë Shqipërinë, 16 dhjetor 2024

Më 16 dhjetor, Nirvana Deliu, eksperte për integrimin, ishte e ftuar në MCN TV për të diskutuar mbi Konferencën e tretë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Deliu u shpreh se Grupkapitulli 6, që pritet të hapet më 17 dhjetor, nuk do të ketë vështirësi në harmonizim me legjislacionin e BE-së për Shqipërinë, pasi vlerësimet që kanë ardhur nga institucionet e BE-së janë relativisht pozitive dhe Shqipëria ka një nivel të mirë përgatitjeje, pra jemi në progres. E pyetur nëse njëshmëria që ka Shqipëria me qëndrimet e BE-së do ta ndihmojë në përmbylljen e grupkapitujve në një kohë më të shkurtër, ekspertja Deliu u shpreh se padyshim që po. Sipas saj, për këtë grupkapitull mund të mos vendosen piketa të ndërmjetme, por do të kërkohen direkt kriteret e mbylljes. Në përfundim, Deliu theksoi se është shumë e vështirë të jepet një datë se kur Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota, pasi procesi mund të ketë gjithmonë të papritura, të cilat nuk lidhen gjithmonë me faktin që nuk krijojmë dhe zbatojmë reformat, por mund të vijnë edhe nga vetot. Sipas saj, është e vështirë të përcaktohet, por nëse vijojmë me këtë ritëm, nuk jemi shumë larg.

MCN TV – Konferenca e Tretë Ndërqeveritare me BE/ Deliu: Hapja e klaster 6 do ta ndihmojë shumë Shqipërinë, 16 dhjetor 2024