MCN Tv, Nëse s’ka zhbllokim, ndarja nga Maqedonia ështe rruga e vetme, 25 prill 2022
Më 25 prill 2022, Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në MCN për të diskutuar mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai komentoi paralajmërimin e bërë nga Kryeministri për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut gjatë këtij procesi. Gjipali u shpreh se kjo mbetet e vetmja rrugë, në rast se Bullgaria nuk do të heqë veton e saj për Maqedoninë e Veriut, gjë e cila po e pengon procesin e integrimit edhe për vendin tonë. Më tej, gjatë takimit u diskutua për zgjedhjet në Francë dhe aktet e shërbimeve digjitale për të frenuar faqet dhe platformat gjigande në internet, të cilat kanë në përmbajtje gjuhën e urrejtjes, dhe dezinformimin.
MCN Tv, Nëse s’ka zhbllokim, ndarja nga Maqedonia ështe rruga e vetme



