MCN TV – Udhërrëfyesi për Shtetin e të Drejtës, Gjipali: Dokument kyç për negociatat , 04 tetor 2023

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar më 4 Tetor 2023 në MCN TV për të folur në lidhje me miratimin e Udhërrëfyesit për Shtetin e së Drejtës. Ky udhërrëfyes është një dokument politik dhe strategjik që paraqet masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të raportit të shqyrtimit (screening ) nga Komisioni Europian në lidhje me Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat e Njeriut. Gjipali u shpreh se ky udhërrëfyes është një dokument i rëndësishëm dhe një kërkesë e BE-së në lidhje me procesin e negociatave. Gjithashtu ai u shpreh se udhërrëfyesi u përgjigjet shqetësimeve të BE-së dhe tregon objektivat e qeverisë shqiptare deri në 2030.

MCN TV – Udhërrëfyesi për Shtetin e të Drejtës, Gjipali: Dokument kyç për negociatat , 04 tetor 2023