News 24/Real Story: BE jo më garanci për vendet e Ballkanit se do të jenë në Union?
Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Real Story për të komentuar artikullin e publikuar në “Reuters” i cili thotë se Bashkimi Europian nuk i jep garanci vendeve të Ballkanit Perëndimor se një ditë do të jenë pjesë e Unionit. Ai u shpreh se ky lajm nuk është fatal pasi procesi nuk ndërpritet por sqaroi se BE së fundmi është fokusuar më shumë te ndihma ekonomike për rajonin duke e lënë pak në hije dimensionin politik të integrimit. Më tej, Gjipali komentoi idenë e presidentit francez Emanuel Macron për integrimin me dy rrathë duke e konsideruar si një alternativë shqetësuese. Ai analizoi dhe pozicionin e Francës dhe Gjermanisë duke thënë se edhe pas largimit të Merkel, Gjermania vazhdon të ketë ndikim më të madh në disa drejtime.
News 24/Real Story: BE jo më garanci për vendet e Ballkanit se do të jenë në Union?



