Ora News – Të gjithë sytë tek Kosova, Deliu: Kalimi i procesit varet nga vullneti i dy palëve, 5 tetor 2023

Nirvana Deliu, Eksperte dhe Hulumtuese e politikave të Bashkimit Europian ishte e ftuar më datë 5 Tetor 2023 në Ora News për të folur në lidhje me Samitin e Procesit të Berlinit, si dhe për të komentuar çështjen e Kosovës dhe qëndrimin e BE-së në lidhje me të. Deliu u shpreh se në fokus të samitit do të jetë bashkëpunimi rajonal mes vendeve por në një situatë ku Kosova kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë pas sulmit në veri të Kosovës. Ajo theksoi se arritja e normalizimit  varet nga vullneti i të dy palëve. Mungesa e normalizimit të marrdhënieve mes shteteve respektive si dhe mungesa e dialogut dhe bisedimit e vështirëson dhe ngadalëson procesin e integrimit. Deliu gjithashtu komentoi se ishte e pritshme një mungesë e tillë e dialogut sidomos pas një sulmi ku pati një viktimë.

Ora News – Të gjithë sytë tek Kosova, Deliu: Kalimi i procesit varet nga vullneti i dy palëve