Ora News – BE-ja s’ka datë për Shqipërinë, në lidhje Nirvana Deliu, 15 dhjetor 2023
Nirvana Deliu, Eksperte e Integrimit ishte e ftuar për të folur rreth procesit të negociatave dhe samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ekspertja u shpreh se pika më e dobët e Shqipërise në këtë proces është “Shteti i së Drejtës” ku dhe theksoi se reformimi i saktë dhe themelor është ajo çka është e nevojshme për të ecur para në këtë drejtim. Ndërsa për sa i përket samitit, ekspertja e integrimit u shpreh se ishte një samit shumë i rëndësishëm ku pas dhënies së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian, ky samit risolli në vëmendje hapat e ardhshëm të procesit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë paraqitur progres-raportet e tyre të deri më tanishme. Duke mos harruar situatën Ukrainë-Rusi, ajo tha se ky samit rikujtoi se Greqia nuk e ka arsyetuar mjaftueshëm veton e saj dhe se Shqipëria ka shënuar progrese të mira.
Ora News – BE-ja s’ka datë për Shqipërinë, në lidhje Nirvana Deliu, 15 dhjetor 2023



