Ora News – Gjipali: Konferenca Ndërqeveritare moment kyç, integrimi kërkon reforma reale dhe diplomaci të kujdesshme me fqinjët, 25 maj 2026
I ftuar në Ora News, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), Gledis Gjipali, foli mbi mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, ku e cilësoi këtë moment kyç për mirëfunksionimin e procesit të anëtarësimit në vazhdim.
Në fjalën e tij, ai theksoi domosdoshmërinë e Kapitujve 23 dhe 24 të cilat mbulojnë çështjet e drejtësisë, të drejtat themelore, luftës kundër korrupsionit e terrorizmit duke shpjeguar se për këto nevojiten reforma të thella dhe të qëndrueshme në mënyrë që të prodhojnë rezultate afatgjata.Sipas tij, procesi i negociatave në tërësi kërkon cilësi dhe ritëm më të shpejtë ku bazë duhet të kenë implementimin në shoqëri, jo vetëm plotësimin formal të tyre.
Sa i takon miratimit të IBAR, ai sqaron se ky vendim është sa poltik aq edhe teknik, ku ndikimi i rezolutës nga dy partitë politike në parlament është pozitiv dhe se ky bashkëpunim në një kontekst të qëndrueshem së paku mbi procesin e anëtarësimit në BE mund të jetë frytdhënës në të ardhmen.
Në mbyllje të intervistës, lidhur me deklaratat e ministrit Dendias për minoritetin grek, Gjipali theksoi se Shqipëria ka treguar kujdes në marrëdhëniet dypalëshe, pasi ato mbeten vendimtare për procesin e anëtaresimit ne BE marrë shkas edhe nga e shkuara e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.



