Ora News, Gjipali: Qëndrimet e Shqipërisë në lidhje me Kosovën shihen me lupë zmadhimi, duhet politikë më e qetë nga Tirana, 17 tetor 2023

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri ishte i ftuar më 17 tetor 2023 në Ora News për të komentuar çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës. Gjipali u shpreh se ndodh shpesh që qëndrimet që mban shteti shqiptar jo vetëm në lidhje me vizat por me çdo çështje të lidhur me Kosovën shihen shpesh si shumë të zmadhuara kjo për shkak të interesit të madh që ka Shqipëria ndaj Kosovës. Kur ndodh që ka konflikt mes dy liderëve behet dhe më e vështirë normalizimi i situatës si në aspektin ndërkombëtar, ashtu edhe atë mes dy vendeve. Ai gjithashtu shtoi se duhet të ketë një politikë më të qetë nga ana e Tiranës sidomos kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe delikate.

Ora News, Gjipali: Qëndrimet e Shqipërisë në lidhje me Kosovën shihen me lupë zmadhimi, duhet politikë më e qetë nga Tirana, 17 tetor 2023