Ora News – Hapat drejt BE-së, Gjipali: Anëtarësimi do të ndodhë vetëm me përmbushjen e kritereve të kërkuara, 22 tetor 2025
Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), analizoi në Ora News anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa të drejtë vetoje, derisa Bashkimi Europian të reformohet. Arritja e kësaj dakordësie mbetet e lidhur ngushtë me plotësimin e një sërë standardesh dhe kushtesh nga Shqipëria, gjë që nuk e ndryshon rrugën e saj të progresit. Në lidhje me Grupkapitullin 5, i cili nuk është çelur ende, dhe përfshin fusha si bujqësia dhe siguria ushqimore, statistikat tregojnë rënie të harmonizimit të këtij sektori me ato të BE-së, dhe problematika të raportuara në sigurinë ushqimore. Lidhur me këtë të fundit , është vërejtur një rritje e fondeve nga qeveria, ndonëse jo në nivelin e duhur, duke theksuar nevojën për zhbllokimin e fondeve të BE. Gjipali theksoi rëndësinë e një reagimi më të shpejtë institucional për të korrigjuar gabimet në menaxhimin e fondeve të mëparshme të BE. Nga ana tjetër për sigurinë ushqimore kërkohen investime, informim dhe edukim për fermerët, tregtarët dhe konsumatorët, si dhe përgatitja e laboratorëve të kontrollit, duke qenë se mjetet aktuale janë të huaja. Në Grupkapitullin 4 – xhenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme të hapur tashmë, Kapitulli 27 – jedisi dhe Ndryshimet Klimatike është më i ndërlikuari pasi sfidat mjedisore kërkojnë më shumë kohë. Shqipëria ka hapësirë të kërkojë më shumë afate, përmes dispozitave tranzitore, pasi mjedisi është një nga kapitujt më të vështirë dhe më të kushtueshëm. Dispozitat tranzitore i referohen kërkesës që standardet në fusha specifike të arrihen disa vite pas anëtarësimit, sepse kërkojnë investime të mëdha financiare. Së fundmi, me rëndësi mbetet pala e trupës negociatore që të bindi palën europiane që ne mund t’i arrijmë këto standarte.



