Ora News – Ka ndikim për rrugën në BE, pjesëmarrja jonë në Bordin e Paqes? Gledis Gjipali sqaron efektet, 22 janar 2026

I ftuar në Ora News, Z.Gjipali, eksperti i integrimit europian dhe Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), komentoi organizimin e Bordit të Paqes, i cili shprehu se kjo iniciativë ka ngjallur diskutime për shkak të ngjashmërisë që kjo organizatë ka me OKB-në, por duke parë gamën e gjerë të pjesëmarrjes mund të zgjerohet, pavarësisht se ka skepticizëm. Z. Gjipali shtoi se vendi ynë është e nevojshme të pranohet fillimisht nga kuvendi dhe më pas të marrë pjesë.

Për sa i përket procesit të negociatave, me hapjen e gjithë Grupkapitujve, Shqipëria po avancon. Hapi i radhës është vlerësimi që vendi do të ketë nga vlerësimi i përmbushjes së piketave të  ndërmjetme për Grupkapitullin I – Themeloret, saktësisht për Kapitullin 23 & 24, dhe vetëm nëse do kemi një miratim atëherë do mund të vazhdohet me kapitujt e tjerë. Elementet e jashtme janë pozitive, si për shembull, BE-ja që po e shtyn përpara procesin, veçanërisht për vendin tonë dhe Malin e Zi. Gjipali u shpreh se elementet e jashtme kanë një ndikim pozitiv, por çfarë është e rëndësishme lidhet me rritjen e ritmit të reformave për të justifikuar mbështetjen që vjen nga BE-ja, dhe po ashtu duke shpresuar të mos kemi pengesa nga vende të tjera që mund të na rrezikojnë anëtarësimin.

Ora News – Ka ndikim për rrugën në BE, pjesëmarrja jonë në Bordin e Paqes? Gledis Gjipali sqaron efektet, 22 janar 2026