Vizion Plus: Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS)

Mona 3Më 21 nëntor 2016, Znj. Mona Xhexhaj, përfaqësuese e Lëvizjes Europiane në Shqipëri, ishte e ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus për të informuar mbi propozimin e fundit të Komisionit Europian për  ngritjen e Sistemit Europian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). Cili është qëllimi i këtij instrumenti elektronik dhe çfarë parashikon? A do të ndikojë te qytetarët jo anëtarë të BE-së që lëvizin pa viza në zonën Schengen? Xhexhaj tha se ky propozim i ri nga Komisioni kërkon që  të gjithë njerëzit që udhëtojnë në zonën Schengen pa visa , duhet që fillimisht të regjistrojnë dhe të verifikojnë të dhënat e tyre me anë të një sistemi elektronik (ETIAS).  “Megjithatë, ky është vetëm një propozim nga Komisioni, pasi Këshilli nuk e ka miratuar akoma, edhe pse duket të jetë mirëpritur nga ministrat, për sa kohë ky propozim do të shërbejë për sigurimin e kufinjve dhe atë të qytetarëve të BE-së,” u shpreh ajo.

Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS)