RTSH 1 – Gjipali: Zgjatja e procesit, faji i politikës, 2 tetor 2024

I ftuar në emisionin 3D RTSH 1, Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv pranë EMA, për të analizuar vonesën që po i ndodh procesit të integrimit, ai theksoi se faktorët politikë janë një shkak kryesor për vonesat e gjata në proceset e integrimit, të cilat nuk mund të justifikohen vetëm me mungesën e burimeve të duhura njerëzore. Ai shtoi me tej, se përgjegjësia i takon politikës, e cila kërkon sakrifica, por asnjë palë nuk ka qenë e gatshme të heqë dorë nga pushteti i saj për të avancuar procesin. Sipas tij, gjithmonë dalin raste dhe pretekste që bllokojnë procesin. Pas një periudhe të suksesshme me firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), vendi ka përjetuar një periudhë pezull, duke kaluar nga marrja e statusit të vendit kandidat në pritjen për negociata, dhe përsëri në një situatë pa zhvillime konkrete. Ky proces ka zgjatur shumë, dhe kjo nuk është për shkak të mungesës së burimeve njerëzore. Gjipali ngriti një shqetësim tjetër të madh, ai i zbatimit të reformave të ndërmarra dhe prodhimi i rezultateve, si dhe niveli i interesit që do të ketë Europa për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë. Ndërmarrja e reformave do të thotë pakësim i pushtetit, dhe për këtë arsye, politikanët shpesh janë të pavullnetshëm të sakrifikojnë për të mirën e përgjithshme.

RTSH 1 – Gjipali: Zgjatja e procesit, faji i politikës, 2 tetor 2024