RTSH- Gjipali: Bisedimet e anëtarësimit, 550 ligje për hartim dhe koha e zbatimit të tyre, 19 janar 2026
Eks
perti i integrimit europian njëkohësisht dhe Drejtori Ekzekutiv i organizatës Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), Z.Gledis Gjipali, i ftuar në një intervistë për RTSH, u shpreh në lidhje me sfidën e volumit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë europian në kuadër të procesit të negociatave, kryesisht duke u fokusuar në procedurën e përshpejtuar të miratimeve të ligjeve, që mund të rrisë ritmin, por njëkohësisht mund të cënojë cilësinë. Për më tepër, Z.Gjipali shprehet se kjo ka rëndësi të veçantë, sepse mosarrijtja e cilësisë në përmbushjen e reformave do të thotë vonesë në plotësimin e tyre në kohë.
Në vazhdim, Z.Gjipali theksoi se pozicionet negociuese për hapjen e të gjashtë grupkapitujve të hartuara ngaShqipëria nuk janë publike, vetëm pozicionet negociuese të BE-së janë të aksesueshme. Për këtë arsye, është kërkuar shpesh detajim nga pala shqiptare. Ia vlejmë të theksojmë se hapësira e zgjatjes së procesit të negociatave është e kufizuar, dhe për kapituj të caktuar janë kërkuar periudha tranzitore nga qeveria shqiptarepër të përmbushur standardet. Kjo e fundit, gjatë fazës së paraanëtarësimit, të mbështet qoftë me fonde apo asistencë teknike për ta bërë sa më të butë këtë tranzicion. Në këtë këndëvshtrim, BE ka kërkuar një plan të detajuar për çështje specifike se si Shqipëria do të arrijë kriteret e kërkuara brenda periudhës së kërkuar.



