Scan TV: Përfundimet e Raportit të KE-së për Shqipërinë

Gledis ne Scan TVMë 10 nëntor 2016, z. Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, ishte i ftuar në një program televiziv për të diskutuar në lidhje me Raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Sipas z. Gjipali, në përgjithësi, raporti duket të jetë pozitiv, veçanërisht në lidhje me zbatimin e reformave. Ndërsa sa i përket lidhjes që ekziston mes hapjes së negociatave dhe Reformës në Drejtësi, Gjipali theksoi rëndësinë e kësaj reforme, si kushti i fundit që duhet përmbushur për të hapur negociatat, pasi katër kushtet e para konsiderohen tashmë si të pranueshme në mënyrë për të vazhduar më tej. “Por megjithatë, raporti pozitiv nuk garanton një finalizim të këtij procesi për Shqipërinë, pasi ka ende një rrugë të gjatë përpara. Çështjet e fundit të tilla si kriza ekonomike, Brexit apo ndryshime të tjera brenda Bashkimit Europian, rrisin dyshimet nëse BE-ja është e gatshme për të vazhduar me procesin e zgjerimit, dhe me rritjen e kaq shumë skeptikëve përreth, nuk është shumë e qartë e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor brenda BE-së, edhe pse ne nuk duhet të jemi pesimistë, pasi në fakt është e rëndësishme arritja e rezultateve, të cilat  janë në radhë të parë për qytetarët e Shqipërisë, më tepër sesa për vetë Europën”, përfundoi ai.

Scan TV: Përfundimet e Raportit të KE-së për Shqipërinë