SCAN TV – “Shqipëria Europiane”, Gledis Gjipali: Biznesi shqiptar përballë tregut të brendshëm të BE, 13 janar 2026
Në studion e “Shqipëria Europiane” në SCAN TV, ishte i ftuar eksperti i integrimit Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), i cili komentoi mbi fazën aktuale të procesit të integrimit europian për Shqipërinë, por dhe tematika në lidhje me tregun e hapur dhe të përbashkët europian.
Gjipali shpjegoi se tregu i përbashkët është themeli i BE-së dhe ai është forca e motorrit të zhvillimit të saj. Ai ka rëndësi për Shqipërinë pasi ofron akses në momentin kur do te jemi anëtar dhe do të ndikojë tek standartet qe do të aksesojnë bizneset që do të kenë mundësi të përfshihen në këtë treg.
Në intervistë u komentuan katër liritë dhe standardet që vendi ynë duhet të përmbushë tashmë me hapjen e negociatave. Ndër to përfshihet Kapitulli 1 – Liria e lëvizjes së mallrave, i cili është kapitull i ndërlikuar, pasi bëhet fjalë për të gjitha produktet që tregtohen në vend apo dhe ato të cilat do të eksportohen kur të kemi treg të përbashkët, ku ka standarde të mirëpërcaktuara për mënyrën se si prodhohet dhe si tregtohen. Marrëveshja e Stabilizimit-Asociimit që Shqipëria ka me BE-në, ka mundësuar që një pjesë e tregut të brendshëm të jetë funksional, por me kufizime. Kjo bën që në momentin kur të anëtarësohemi të mos kemi një tronditje të madhe. Me të njëjtin rëndësi është dhe Kapitulli 2 – Lëvizja e lirë e punëtorëve, e cila lidhet me të drejtën për të punuar në vendet anëtare të BE-së, për profesione të pavarura si: mjekët, juristët, kontabilistët, të cilët kanë certifikime dhe diploma. Liria e tretë lidhet me ‘’të Drejtën e vendosjes dhe lirinë për të ofruar shërbime”, me një grup specifik të bizneseve që janë të rëndësishme. Ka shumë pune për juristët dhe ekonomistët, pasi do të duhet që përshtatja e legjislacionit shqiptar të vazhdojë graduale dhe të mos cënojë bizneset. Ndërsa, liria e katërt ka të bëjë me ‘’Lëvizjen e lirë të kapitalit’’, një sektor që jemi të avancuar në krahasim më tre kapitujt e tjerë. Anëtarësimi mund të ndihmojë në këtë aspekt të gjithë procesin, sepse fillojnë dhe benefitet për bizneset dhe qytetarët, shton më tej Gjipali.
Ai gjithashtu theksoi se përfitimi kryesor për të gjithë shoqërinë është arritja e standardeve europiane, gjë që sjell cilësi dhe më shumë siguri për konsumatorin shqiptar, por duhet të përmendimin që përfitimet kanë dhe rreziqet e tyre. Në tërësi ka ndodhur dhe në anëtarësime të tjera që një grup biznesesh nuk e kanë përballuar dot konkurrencën në tregun europian, dhe këto biznese rrjedhimisht janë transformuar apo kanë përfunduar aktivitetin e tyre. Kjo mund t’i ndodhi bizneseve të vogla, që operojnë me tregtimin e produkteve ushqimore, ku standaretet në BE janë të larta, dhe kërkohet investim shumë i lartë në Shqipëri. Në vende të tjera anëtare gjatë procesit, këto biznese kanë dalë jashtë tregut.
Për sa i përket sektorit të bujqësisë, Gjipali solli në vëmendje që mbizotërojnë fermat e vogla, prodhimi i ulët bujqësor dhe i fragmentarizuar, dhe këto elemente i bëjnë produktet vendase jokonkurruese. Kjo mund të ndikojë në transformimin strukturor të bujqësisë, i cili është i rëndësishëm. Ndërkohë, edhe sektorë të tjerë që janë të izoluar, do të kenë problematika, sepse mungon informimi. Po ashtu, dhe mungesa e kapaciteteve në nivel të instancave publike, që gjithashtu kontribuojnë me shpërndarjen e informacionit të duhur para anëtarësimit dhe kanalizimin e fondeve, është problematike.



