Sllovakia: Vazhdoni reformat. Presidenca e BE, me prioritet ekonominë

13615124_303090803364402_7528412655347232763_nSllovakia merr Presidencën e radhës së Bashkimit Europian pas Holandës. Në një kohë kur Europa përballet me sfida të mëdha, si “Brexit” apo kriza e emigrantëve, sërish procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor mbetet i pacënuar. Milan Ciganik, ambasador i Republikës së Sllovakisë u shpreh se Shqipëria tashmë ka dhënë një shenjë që është gati të punojë për procesin e integrimit, sidomos nën mbikëqyrjen e presidencës sllovake.  Gjatë pasqyrimit të axhendës, Presidenca sllovake shprehu si prioritet kryesor forcimin e ekonomisë së unionit. Prioritet i parë është forcimi i ekonomisë europiane. Prioritet i dytë është modernizimi dhe krijimi i një tregu të vetëm në fusha si energjia dhe ekonomia dixhitale. Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin vuri theksin te dialogu në përballimin e sfidave, por siguroi edhe se angazhimi i Bashkimit Europian për rajonin nuk do të cënohet. Sipas saj republika sllovake ka një detyrë të vështirë teksa merr Presidencën në këto kohë komplekse për Europën. Angazhimi për integrimin europian të Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor ngelet i pacënuar, çfarë do të jetë edhe nën presidencën sllovake. Vlahutin bëri edhe një herë thirrje për 21 korrikun, duke kërkuar që zëri i shqiptarëve të dëgjohet.  Sllovakia merr Presidencën e BE-së pas 12 vitesh pjesë në union. Më 16 shtator do të mbahet edhe samiti joformal i udhëheqësve të BE-së në Bratislavë.

Sllovakia: Vazhdoni reformat. Presidenca e BE, me prioritet ekonominë