Syri TV – Shqipëria 64 vite larg standartit të BE, i ftuar Gledis Gjipali, 13 tetor 2025
Drejtori Ekzekutiv i EMA-s, Gledis Gjipali, gjatë një interviste në Syri TV, komentoi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai vlerësoi progresin e shpejtë të Shqipërisë, veçanërisht vitin e fundit, pavarësisht vonesave artificiale të shkaktuara nga vende të tjera anëtare. Megjithatë, Gjipali vuri në dukje ndryshimin e dukshëm ekonomik mes Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së.
Procesi burokratik i integrimit kërkon arritjen e standardeve europiane, të cilat në fund duhet të reflektohen në rritjen e mirëqenies ekonomike të qytetarëve. Sipas Gjipalit, sfida kryesore për Shqipërinë dhe vendet e rajonit nuk është plotësimi i afateve, por përkthimi efektiv i iniciativave europiane në përfitim konkret për qytetarët. Shqipëria aktualisht ndodhet në fazën fillestare të hapjes së grupkapitujve, ku puna e vërtetë për integrimin fillon pas kësaj.
Hapja e shpejtë e kapitujve vlerësohet si faktor pozitiv, ndonëse harmonizimi me i standardet europiane nënkupton rritje të kostove dhe zbatim rigoroz të legjislacionit. Gjipali theksoi se Bashkimi Europian ofron instrumente për të zbutur këtë diferencë, duke e bërë procesin më të pranueshëm për qytetarët shqiptarë. Së fundmi, në lidhje me përthithjen e ulët të investimeve të BE-së, Gjipali theksoi se sukseset në këtë fushë kërkojnë mbështetje dhe iniciativë nga institucionet publike dhe private, si dhe përgatitje të infrastrukturës ligjore dhe institucionale.
Syri TV – Shqipëria 64 vite larg standartit të BE, i ftuar Gledis Gjipali, 13 tetor 2025



