Top News : Ekonomia Europiane ‘MBLIDHET’ në Tiranë! 26 shtator 2023
Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar më 26 shtator në Top News për të komentuar Ministerialin e organizuar në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai tha se kjo është një nismë politike dhe diplomatike e nisur në vitin 2014 dhe si ka qëllim mbajtjen gjallë të dialogut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian në kuadër të procesit të zgjerimit të BE. Gjipali tha se këto tryeza tematike me prezencë të rëndësishme politike i japin një shtysë procesit dhe ndihmojnë për zgjidhjen e problematikave në këtë fushë. Për sa i përket fondeve të Bashkimit Europian, ai u shpreh se përthithja e suksesshme e fondeve lidhet me përmbylljen e gjithë ciklit duke përfshirë rezultatet dhe monitorimin dhe shtoi se institucionet dhe subjektet duhet të mësohen me kontrollin dhe mënyrën e raportimit.
Top News : Ekonomia Europiane ‘MBLIDHET’ në Tiranë! 26 shtator 2023



