Top News/Gjipali: Mesazhet që dha vizita e Borrell në Tiranë
Më 15 mars 2022, Gledis Gjipali/ Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në Top News për të komentuar vizitën e Përfaqësuesit të Lartë të BE, Borrell në Shqipëri. Ai u shpreh se kjo vizitë tregon se Ballkani Perëndimor nuk është jashtë vëmendjes së BE edhe në situatën e krijuar me luftën në Ukrainë. Gjipali theksoi se me reagimin ndaj krizës, Europa mund të sjellë një frymë të re në procesin e zgjerimit duke bërë që të mos jetë lehtësisht i ndikueshëm nga problematikat e brendshme të vendeve anëtare por të shihet në një këndvështrim më strategjik. Ai theksoi se kërkesa e Ukrainës për tu bërë pjesë e BE do të hiqte varësinë ekonomike nga aktorët e tjerë. Më tej, Gjipali komentoi takimin e Borrell me shoqërinë civile duke theksuar interesin e shfaqur mbi opinionin e publikut për procesin e integrimit, pasojat e luftës në Ukrainë dhe pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë. Së fundmi, ai vuri në dukje se Shqipëria si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit ka përgjegjësi dhe një rol aktiv duke përmirësuar imazhin e vendit në arenën ndërkombëatare.
Top News/Gjipali: Mesazhet që dha vizita e Borrel në Tiranë



