TRT World – Gjipali: Ukraina propozon krijimin e qendrave të përbashkëta të prodhimit të armëve në Ballkan, 6 mars 2024

Gledis Gjipali, Ekspert i Integrimit Europian, ishte i ftuar në TRT World për të folur rreth konfliktit në Ukrainë dhe frikën që vendet e Ballkanit kanë për situatën dhe përshkallëzimin e saj në rajon. Gjipali e konsideron situatën që po ndodh shqetësuese lidhur dhe me ndryshimet e mundshme në politikën amerikane. Qëllimi i Samitit të Tiranës kishte për qëllim që Ukraina të gjente përveç mbështetjes politike që kishte marrë më parë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe mbështetje ekonomike dhe ushtarake për muajt dhe vitet në vijim. Gjipali shtoi se duke e ditur se konflikti ka më shumë gjasa të zgjasë, ai nuk do të shuhet dhe nuk ka mundësi për një paqe të shpejtë. Ai shtoi gjithashtu se duke ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në diskutime për rezultatin e zgjedhjeve në vendin e tyre, krijimi i një aleance më të gjerë me vendet që mund të ndihmojnë në çfarëdo mënyre është një garanci më e madhe për vazhdimësinë e Ukrainës përballë agresionit rus.

TRT World – Gjipali: Ukraina propozon krijimin e qendrave të përbashkëta të prodhimit të armëve në Ballkan, 6 mars 2024