Vizion Plus – Gjipali: Mjaft e rëndësishme për Shqipërinë, tregon lidhjen e fortë me BE, 18 dhjetor 2024
Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, ishte i ftuar në Vizion Plus, më 18 dhjetor, për të folur mbi vendimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në tryezat e sigurisë. Gjipali theksoi se rëndësia e sigurisë ka marrë gjithnjë e më shumë peshë në vitet e fundit, ndaj dhe ky është padyshim një hap i rëndësishëm. Ai shtoi se Shqipëria ka qenë e sinkronizuar me qëndrimet e Bashkimit Europian gjatë këtyre viteve. Kjo është e rëndësishme krahasuar me disa shtete, të cilat, edhe pse anëtare të BE-së, kanë mendime dhe qëndrime të ndryshme për shumë çështje. Një shembull i tillë është rasti i Rusisë. Për këtë arsye, roli i Shqipërisë bëhet edhe më i rëndësishëm në përfshirjen e strukturave të përbashkëta të BE-së.