Vizion Plus – Greqia, veto për negociatat?! Mediat greke: Athina mund të bllokojë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare, 13 nëntor 2023

Gledis Gjipali ishte i ftuar në Vizion Plus për të komentuar çështjen e Greqisë në lidhje me veton ndaj Shqipërisë dhe bllokimin e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare. Gjipali u shpreh se teorikisht Greqia mundet që të aplikojë veton ndaj Shqipërisë porpasi vendimi që duhet të merret nga ana e BE është unanim, pra të gjitha shtetet duhet të jenë dakord për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare ashtu siç edhe është rekomanduar nga Komisioni Europian. Ai gjithashtu nënvizoi se pavarësisht mundësisë parimore që Greqia ka të aplikojë veton, kjo do ta vendoste atë në një pozicion të vështirë në lidhje me shtetet e tjera të BE-së. Pra çështja është bilaterale, por vendosja e vetos është në një kontekst më të gjerë ku Athina zyrtare duhet të argumentojë tek të gjitha shtetet vendosjen e saj.

Vizion Plus – Greqia, veto për negociatat?! Mediat greke: Athina mund të bllokojë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare, 13 nëntor 2023